Emiratet e Bashkuara Arabe, gratë përbëjnë 46 për qind të diplomatëve

Emiratet e Bashkuara Arabe, gratë përbëjnë 46 për qind të diplomatëve

Gratë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) përbëjnë 46 për qind të diplomatëve të vendit dhe 75 për qind të të punësuarve në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë, transmeton Anadolu.

Ambasada e EBA-së në Ankara ka lëshuar një deklaratë me shkrim me rastin e 28 gushtit që festohet si “Dita e Gruas” në vend.

Në deklaratë thuhet se presidenti i EBA-së, Mohammed bin Zayed Al Nahyan mbështet praninë e grave në të gjithë sektorët.

“Dy të tretat e të diplomuarve në universitet në EBA janë gra dhe se rreth gjysma e femrave të diplomuara janë të specializuara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, thuhet në deklaratë.

Sipas kësaj, 34 për qind e ekipit të misionit të eksplorimit të Marsit, 80 për qind e projektit të eksplorimit të hapësirës pa pilot të Agjencisë Hapësinore të EBA-së “Misbarul Emel” në Mars dhe 70 për qind e ekipit të Programit të Astronautëve të EBA-së janë gra.

Theksohet se gratë punojnë në 75 për qind të totalit të pozitave në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë në vend dhe se gratë kanë të drejtën e përfaqësimit të lartë në platforma të ndryshme ndërkombëtare.

Në deklaratë më tej thuhet se 46 për qind e diplomatëve të EBA-së janë gra.

MARKETING