Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk ka dhënë dorëheqje nga administrata Trump.
Në një postim në platformën e tij të mediave sociale X, njeriu më i pasur në botë falënderoi Trumpin për mundësinë për të ndihmuar në drejtimin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, i njohur si Doge.
Shtëpia e Bardhë filloi “ta largojë” Elon Musk si punonjës special i qeverisë të mërkurën mbrëma.
Roli i tij ishte i përkohshëm dhe largimi i tij nuk është i papritur, por vjen një ditë pasi Musk kritikoi pjesën qendrore legjislative të agjendës së Trump.
“Ndërsa koha ime e planifikuar si nëpunës i posaçëm i qeverisë po përfundon, do të doja të falënderoja Presidentin DonaldTrump për mundësinë për të reduktuar shpenzimet e kota”, shkroi Musk në X.
“Misioni DOGE do të forcohet me kalimin e kohës”, shtoi tutje ai.