Elon Musk bëhet personi i parë me pasuri prej 800 miliardë dollarësh
Miliarderi amerikan Elon Musk u bë personi i parë me një pasuri prej 800 miliardë dollarësh, pas integrimit të sipërmarrjes së tij për inteligjencë artificiale dhe media sociale, xAI, brenda kompanisë së tij të hapësirës dhe aviacionit, SpaceX, transmeton Anadolu.
Sipas revistës Forbes, marrëveshja midis SpaceX-it dhe xAI-së rriti pasurinë e Muskut për 84 miliardë dollarë, duke e çuar atë në 852 miliardë dollarë, ndërsa vlera totale e kompanisë së bashkuar vlerësohet në 1,25 trilion dollarë.
Para marrëveshjes, Musk zotëronte rreth 42 për qind të SpaceX-it dhe rreth 49 për qind të xAI-së. Pas bashkimit, ai zotëron 43 për qind të aksioneve të kompanisë së bashkuar, me vlerë 542 miliardë dollarë.
Këto shifra tregojnë se SpaceX mbetet pasuria më e çmuar e Muskut, ndërsa ai gjithashtu ka 12 për qind aksione në Tesla dhe opsione aksionesh me vlerë 124 miliardë dollarë.
Pasuria e Muskut më parë arriti në 500 miliardë dollarë në tetor 2025, 600 miliardë dollarë në dhjetor pas vlerësimit të SpaceX-it, dhe 700 miliardë dollarë katër ditë më pas.
Sipas Forbesit, Musk e kaloi Larry Pagein, bashkëthemeluesin e kompanisë Google, me 578 miliardë dollarë, duke u afruar një hap më shumë drejt të qenit trilioneri i parë në botë.

