Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët

Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët

Asambleja e Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët sot mbajti Konferencën e dytë.

Për kryetare u zgjodh znj. Elfete Ismaili, zv/ministre e mbrojtjes. Asambleja e Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët, gjithashtu zgjodhi edhe organet tjera, ku për sekretare të përgjithshme u zgjodh znjsh. Mimoza Musa, deputete aktuale, kurse për nënkryetare u zgjodhën Afërdita Hamza, Shqipe Mustafa, Naime Islami Zeqiri dhe Besa Pocesta. Sekretare organizative u zgjodh Arbenita Meta.

Kryetari Arben Taravari në fjalën e tij përshëndetëse theksoi: “Dua ta filloj fjalimin me thënien e Margaret Taçer: Në qoftë se ju duhen fjalë, thirreni një burrë. Nëse ju duhen vepra, thirreni një grua. Pa barazi gjinore nuk ka barazi shoqërore, dhe pa barazi shoqlrore nuk ka barazi etnike. Pjesëmarrja e gruas është afirmim kombëtar. Në radhët tona kemi resurse të jashtëzakonshme kuantitative dhe kualitative. Sot gëzohem që 3 udhëqesit e ASH-së janë Arben Taravari, Elfete Ismaili, Yllka Nuredini. Pra 2:1 në favor të gjinisë femërore”.

Fjalë përshëndetëse pati edhe kryetarja e posazgjedhur Elfete Isamaili, e cila falënderoi delegatet për besimin e dhënë dhe theksoi se:

”Të kesh më shumë gra në politkbërje, shërben si frymëzin për shumë vajza dhe gra për tu zhvilluar në karrierë, si dhe duhet gratë, si gjysma e potencialit botëror, të jenë një kapital i shfrytëzur. Gratë duhet të kenë një shans të drejtë për të qenë të përfaqësuara.

MARKETING