Ekipi holandez ndërton biçikletën më të gjatë në botë

Ekipi holandez ndërton biçikletën më të gjatë në botë

Biçikleta më e gjatë në botë tani ka një gjatësi të mahnitshme prej 54 metrave.

Tetë entuziastë holandezë të inxhinierisë u mblodhën për të krijuar këtë biçikletë të jashtëzakonshme, e cila mundi rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2020 nga australiani Bernie Ryan.
Sipas Guinness, ekipi drejtohej nga 39-vjeçari Ivan Schalk, i cili e kishte planifikuar këtë që kur ishte fëmijë.
Ai tha: “Unë kam menduar për idenë për vite me radhë. Dikur mora një libër të rekordeve botërore Guinness në të cilin hasa në këtë rekord”.
Sipas Guiness, ky rekord është thyer shumë herë gjatë 60 viteve të fundit.
Ai u vendos për herë të parë në vitin 1965 nga një biçikletë e ndërtuar në Gjermani, me përmasa 8 metra.

MARKETING