Egjipti bën thirrje të mos heshtet për njohjen e Somalilandit nga Izraeli
Egjipti paralajmëroi sot kundër heshtjes për njohjen nga Izraeli të rajonit të shkëputur të Somalilandit, duke e quajtur këtë veprim “kërcënim serioz” për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton Anadolu.
“Veprimet unilaterale që kërkojnë të imponojnë realitete të reja politike jashtë çdo kuadri ligjor nuk duhet të mbeten pa përgjigje”, tha ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abelatty në një seancë virtuale të Këshillit të Paqes dhe Sigurisë të Unionit Afrikan.
Ai theksoi se njohja nga Izraeli e të ashtuquajturit rajon Somaliland përbën “shkelje flagrante” të sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të Somalisë dhe vendos “precedent të rrezikshëm”.
Diplomati i lartë përsëriti refuzimin kategorik të Kajros për çdo përpjekje për të lidhur njohjen izraelite me planet që synojnë zhvendosjen me forcë të palestinezëve jashtë atdheut të tyre, duke i përshkruar skemat e tilla si “krejtësisht të papranueshme”.

