Egjipt, një raketë bie në një vendbanim në qytetin Taba

Egjipt, një raketë bie në një vendbanim në qytetin Taba

Të paktën 5 persona u plagosën pasi një raketë goditi një vendbanim në qytetin Taba të Egjiptit, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale egjiptiane, raketa goditi rezidencën e ndarë për menaxhimin e spitalit Taba.

Në lajm thuhet se janë plagosur 5 persona dhe se nuk ka humbje jete.

Në vendngjarje u dërguan forcat e sigurisë dhe nuk dihet nga është lëshuar raketa. Lidhur me incidentin kanë nisur hetimet.

Ndërkohë nga autoritetet egjiptiane nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen.

MARKETING