Edi Rama përkrah presidentit madrilen Florentino Perez, ndjek ndeshjen Real Madrid-Villarreal

Edi Rama përkrah presidentit madrilen Florentino Perez, ndjek ndeshjen Real Madrid-Villarreal

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është parë mbrëmjen e së shtunës në “Santiago Bernabeu”, duke ndjekur nga afër ndeshjen mes Real Madridit dhe Villarrealit, e vlefshme për La Liga-n spanjolle.

Rama u ul në tribunën VIP të stadiumit, përkrah presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez, në një atmosferë elektrizuese që shoqëroi madrilenët në shtëpi.

Nuk dihet nëse vizita e tij kishte karakter zyrtar apo ishte thjesht një ndalesë sportive, por pamjet nga Bernabeu po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, teksa kreu i qeverisë shqiptare duket i qetë dhe i buzëqeshur në një nga stadiumet më të famshme të botës.

Përballja mes Real Madridit dhe Villarrealit po del të jetë mjaftë interesante, ku vendasit po dominojnë në përgjithësi, megjithatë për 45 minutat e parë nuk kishte gol.

Mbetet të shihet nëse “Galaktikët” do të arrijnë ta thyejnë “Nëndetësen e Verdhë”, skuadër kjo që këtë vit ka ndryshuar totalisht stilin e lojës, për të luajtur më shumë me kundërsulme.

 

MARKETING