Edhe pas dy orëve nuk ka filluar seanca për shkarkimin e ministrave

Kanë kaluar dy orë që kur duhej të niste seanca për shkarkimin e ministrave Mexhiti dhe Aliu dhe emërimin e ministrave të ri, salla është e zbrazët, raporton SHENJA.
Seancën Kuvendi e kishte caktuar në orën 11:00.
Përndryshe, kjo seancë u thirr pas kërkesës së kryeministrit teknik Talat Xhaferit për shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Administratës, te cilet janë deklaruar se janë në anën e Taravarit. Paraprakisht Xhaferi ministrat i kishte shkarkuar në seancë të Qeverisë.