Edhe një doktor shkence nga lëmia e Filologjisë Orientale – Eljesa Ismaili
Me datë 05 mars 2024 (e martë), në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës, Mr. Eljesa Ismaili, me sukses mbrojti disertacionin e doktoraturës me temë “Ndikimi i gjuhës turke në gjuhën shqipe dhe të folmet turke në Kumanovë dhe rrethinë”.
Komisioni në përbërje: Prof.dr. Abdullah Hamiti (kryetar), Prof.dr. Nazim Ibrahim, Prof.dr. Osman Emin, Prof.dr. Ziber Lata dhe Prof.dr. Aktan Ago (anëtar), vlerësuan lartë punën studimore dhe profesionale të paraqitur në disertacion si një kontribut i veçantë për marrëdheniet ndërgjuhësore të turqishtes dhe shqipes si dhe dialektologjinë e gjuhës turke në Maqedoninë e Veriut.
Pas mbrojtjes publike, kandidati Mr. Eljesa Ismaili fitoi titullin shkencor “Doktor i shkencave të filologjisë- lëmia filologji orientale”.
Tema e doktoraturës është punuar nën mentorimin e Prof.dr. Sulejman Baki, mësimdhenës i rregullt në katedrën e Filologjisë orientale.
Përndryshe kjo është disertacioni i dytë i doktoraturës që është mbrojtur në Universitetin e Tetovës, Fakulteti Filozofik në programin Shkenca mbi gjuhën, drejtimi Filologji orientale. Studimet e doktoraturës në këtë drejtim janë akredituar në vitin 2018/2019.