Edhe Escobar merr pjesë sot në takimin Kurti – Vuçiq

Emisari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë prezent sot në takimin mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb në Bruksel.

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media që tregon për konferencën për media që Escobar do ta mbajë nesër e në të cilën do të flasë për takimet që ai do të zhvillojë sot dhe për atë që do të prodhojë takimi Kurti – Vuçiq.

Në konferencën për media Escobar do të flasë për të gjitha takimet e nivelit të lartë që ai ka marrë pjesë deri tani.

E ky takim, nuk është i vetmi në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi që ai merr pjesë.

Ai ishte i pranishëm edhe në takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe atë të 18 marsit në Ohër, ku u arrit dakordimi për marrëveshjen e bazuar në planin evropian, respektivisht planin e zbatimit të saj.

Takimi i sotëm i cili fillon nga ora 18:00, është thirrur nga përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak./

MARKETING