Edhe Belgjika ndalon TikTok për ministrat dhe zyrtarët federalë
“Beteja” e botës perëndimore në TikTok vazhdon, pas Kanadasë, Shteteve të Bashkuara , Francës dhe institucioneve të BE-së, edhe Belgjika po lëviz për të bllokuar aplikacionin kinez për shkak të rreziqeve të supozuara për sigurinë e IT.
Qeveria e Brukselit vendosi sot të ndalojë ministrat federalë dhe nëpunësit civilë të përdorin TikTok në telefonat inteligjentë dhe kompjuterë për shkak të defekteve të sigurisë në aplikacion.
“Një vendim logjik dhe i nevojshëm,” tha zëvendëskryeministri belg Georges Gilkinet.
Dje i njëjti vendim u miratua nga qeveria flamande dhe qeveria valone e drejtuar nga Elio di Rupo pritet të bëjë të njëjtën shumë shpejt.