E rëndë: Disa ditë pasi i vdiq i biri në aksident, vdes edhe polici nga Peja

Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës.
Ai është Mehmet Kelmendi, i cili ka qenë edhe zyrtar policor në Pejë.
Para disa ditësh atij në këtë ngjarje të rëndë i vdiq edhe i biri, Arbër Kelmendi, i moshës 35 vjeçare.
Varrimi i 65 vjeçarit sipas njoftimit do të bëhet nesër, ku koha e saktë varrimi do të bëhet e ditur.
Ceremonia e varrimit do të bëhet në fshatin Lutogllavë.