E gënjyen se vajza e saj ka shkaktuar aksident fatal, 81-vjeçarja nga Shkupi u jep mashtruesve gati dy milionë denarë
Një grua 81-vjeçare nga Shkupi ka raportuar dje në polici se është mashtruar për shumën prej 1.709.090 denarë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sipas kallëzimit, më datë 18.12.2024 rreth orës 08:45, një person e ka kontaktuar me telefon dhe i ka thënë se vajza e saj dyshohet se ka shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale dhe për të mos mbajtur përgjegjësi para ligjit, për të paguar një shumë të caktuar parash. Pas dhënies së parave, gruaja e kuptoi se ishte mashtruar”, tha MPB.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.