E frikshme, momenti fatal kur dy trenat përplasen kokë më kokë në Greqi (VIDEO)
MARKETING
Mediat greke kanë publikuar momentin tragjik kur dy trenat përplasen kokë më kokë në Larisa. Përplasja është kaq e fortë, sa menjëherë shpërthejnë flakët.
MARKETING
Nga ajo që mund të shihet edhe në video trenat udhëtonin në të njëjtën hekurudhë, me shpejtësi prej 166 km/h, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes.
Të paktën 40 persona humbën jetën nga ky aksident fatal. 85 të tjerë mbetën të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orës 23:00, me orën lokale. Në aksident u përfshinë një tren udhëtarësh ku ndodheshin rreth 350 persona, me një tren mallrash. Përveç zjarrit, 3 vagonë të trenit të udhëtarëve përfunduan jashtë shinave.

