Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Ujmanit

Një person dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit.
Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza ka thënë se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji.
“E saktë është që një person ka kërcy nga ura dhe nuk ka dal nga uji. Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjeca,janë thirrë njësia e zhytsave”, tha ai për Telegrafin.
Fejza tha se për rastin janë informuar rreth orës 14:30.