Dy tërmete njëri pas tjetrit godasin Serbinë

Dy tërmete njëri pas tjetrit godasin Serbinë

Tërmetet me magnitudë 4.2 dhe 3.8 ballë të shkallës Rihter kanë goditur mëngjesin e së enjtes zonën e Serbisë qendrore.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash dhe ka goditur një zonë që ndodhet 51 kilometra në verilindje të Kragujevcit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në komunën e Petrovacit dhe zona është goditur nga dy tërmete. Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme të mundshme materiale.

MARKETING