Dy të vrarë pas të shtënave në kompleksin e Mercedes Benz në Gjermani

Dy të vrarë pas të shtënave në kompleksin e Mercedes Benz në Gjermani

Dy persona kanë vdekur pas të shtënave me armë, në fabrikën e Mercedesit në Gjermani, ka thënë prodhuesi i makinave.

Një i dyshuar 53-vjeçar është arrestuar pas të shtënave në Sindelfingen, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit në qytetin e afërt të Shtutgartit, përcjell klankosova.tv.

Mercedes ka thënë se personat e përfshirë në të shtënat ishin të punësuar nga një ofrues i jashtëm shërbimi.

Policia mori thirrjet e para të urgjencës rreth orës 7:45 të mëngjesit me orën lokale të enjten, ka thënë një zëdhënëse e policisë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.

MARKETING