Dy të vdekur si pasojë e motit ekstrem në Itali

Dy të vdekur si pasojë e motit ekstrem në Itali

Të paktën dy gra kanë vdekur në veri të Italisë, si pasojë e motit ekstrem në këtë vend, raportoi të martën Reuters.

Viktimat u regjistruan në provincat veriore të Monzas dhe Brescias, pasi u goditën nga pemët që u rrëzuan.

Zjarret kanë detyruar mbylljen e aeroportit të Palermos në Sicili pasi kriza klimatike ka goditur Italinë.

Aeroporti në kryeqendrën siciliane do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 09:00, ka thënë operatori i tij në Tëitter, pasi zjarrfikësit po punojnë për të shuar një zjarrin e madh në një zonë aty pranë, i cili ndërpreu edhe trafikun lokal rrugor dhe hekurudhor.

Edhe aeroporti kryesor i ishullit Katania, i pesti më i madhi i Italisë, u mbyll javën e kaluar për shkak të zjarrit në një ndërtesë terminali dhe është rihapur vetëm për disa fluturime.

Në disa pjesë të Sicilisë lindore, temperaturat u rritën në 47.6 Celsius të hënën, afër nivelit rekord evropian prej 48.8 Celsius të regjistruar në ishull dy vjet më parë.
Të martën, Italia vendosi 16 qytete në alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta.

Italia është një nga vendet evropiane më të prekura nga ndryshimet klimatike dhe pësoi përmbytje vdekjeprurëse në maj.

MARKETING