Dy shtetas të Maqedonisë kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Itali

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën dje në një aksident trafiku në Itali, bwjnw tw ditur mediat italiane.
Të dy vdiqën në vendngjarje.
Bëhet fjalë për B.B (53) nga fshati Zhirovnicë i Komunës së Mavrovës dhe F.E (65) nga fshati Xhepisht i Dibrës.
Të dy kanë punuar prej vitesh atje bashkë me familjet e tyre.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Boscalto di Loregia kur ata po ktheheshin nga puna, ndërsa furgoni i tyre është përplasur me një kamion.
Me ta ka qenë edhe personi i tretë, shtetas boshnjak, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.