Dy nxënës sulmuan një bashkëmoshatar në Strugë, policia merr masa
 
						Në Strugë, u raportua prishje e rendit publik në një shkollë fillore në qytet, ku dy nxënës sulmuan fizikisht një shok klase.
“Zyrtarët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me përfaqësues nga shkolla dhe Qendra për Çështje Sociale – Strugë, morën masa për sqarimin e saj”.
“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të pasojë një raport përkatës”, thonë nga MPB.


 
			 	 
			 	 
			 	 
			 	 
			 	