Dy dronë bien pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, plagosen 4 persona
Dy dronë ranë pranë Aerportit Ndërkombëtar të Dubait sot, duke plagosur katër persona, njoftoi Zyra Mediale e Dubait, transmeton Anadolu.
Zyra bëri të ditur se incidenti shkaktoi lëndime të lehta te dy shtetas të Ganës dhe një shtetas i Bangladeshit, ndërsa një shtetas indian ka pësuar lëndime të moderuara.
Ajo shtoi se trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait vazhdon të funksionojë normalisht.
Përshkallëzimi rajonal u intensifikua pasi Izraeli dhe SHBA-ja nisën një sulm të përbashkët kundër Iranit, duke vrarë më shumë se 1.200 persona, përfshirë edhe Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei.
Më pas, Irani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa, duke shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.

