DrugGPT: Mjeti i ri i Inteligjencës Artificiale që thuhet se mund të ndihmojë mjekët të përshkruajnë ilaçe në Angli
Ilaçet janë një element shumë i rëndësishëm i mjekësisë, por ndonjëherë mjekët bëjnë gabime kur i përshkruajnë ato dhe pacientët nuk i marrin ato siç duhet.
Andaj, një mjet i ri i AI i zhvilluar në Universitetin e Oksfordit synon të trajtojë të dyja këto probleme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
DrugGPT thuhet se ofron një rrjet sigurie për mjekët kur ata përshkruajnë ilaçe dhe u jep atyre informacione që mund t’i ndihmojnë pacientët e tyre të kuptojnë më mirë pse dhe si t’i marrin ato.
Ndërkohë, mjekët dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor që përshkruajnë ilaçe do të jenë në gjendje të marrin një opinion të dytë të menjëhershëm duke futur kushtet e një pacienti në chatbot.
Versionet e prototipit përgjigjen me një listë të barnave të rekomanduara dhe tregojnë efektet e mundshme anësore dhe ndërveprimet medikamentoze.
Ndryshe, disa mjekë përdorin tashmë chatbot gjenerues të AI si ChatGPT dhe Gemini i Google (ish Bard) për të kontrolluar diagnozat e tyre dhe për të shkruar shënime ose letra mjekësore.
Megjithatë, shoqatat ndërkombëtare mjekësore i kanë këshilluar më parë mjekët që të mos përdorin ato mjete, pjesërisht për shkak të rrezikut që chatbot të japë informacion të rremë.