Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë

Ushtarët ukrainas kanë arritur të lokalizojnë dhe shkatërrojnë një sistem të mbrojtjes kundërajrore ruse Tor-M2 me rreze të shkurtër veprimi që kushton afro 25 milionë dollarë – që u hodh në erë në jug të Ukrainës pasi u godit nga dronët.
MARKETING
“Një tjetër sistem i armikut Tor-M2 u shkatërruar në jug. Falë veprimeve të koordinuara të inteligjencës dhe operatorëve të dronëve, forcat pushtuese kanë pësuar humbje të mëdha”, thuhet në kumtesën e ukrainasve, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar shihen dronët duke hedhur vazhdimisht mjete shpërthyese në sistemin raketor rus. Pas disa goditjeve, sistemi raketor përfshihet nga zjarri – kurse trupat ruse që ishin në të largohen me shpejtësi.
Fati i ushtarëve të arratisur rusë mbetet i panjohur, kurse Tor-M2 u shkatërruar plotësisht nga ukrainasit.
Bëhet fjalë për sistemin e mbrojtjes kundërajrore me rreze të shkurtër veprimi që është dizajnuar për shënjestrimin e aeroplanëve, helikopterëve dhe dronëve që fluturojnë ulët. /Telegrafi/