Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Në një operacion të gjerë ndërkombëtar të quajtur “RapTor”, Europol dhe autoritetet e shumta ligjore kanë arrestuar 270 individë të përfshirë në rrjete kriminale që operonin në “dark web”.
MARKETING
Ky aksion ka çmontuar rrjete që merreshin me trafikimin e drogës, armëve dhe mallrave të falsifikuara.
Operacioni përfshiu shtete të ndryshme, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shumica e arrestimeve u realizuan, si dhe vende të tjera si Zvicra, Gjermani dhe Belgjikë.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar mbi 2 ton drogë, përfshirë 144 kg fentanil, dhe janë konfiskuar mbi 180 armë zjarri.
Po ashtu, janë bllokuar mbi 200 milionë dollarë në para dhe kriptovaluta.
Ky aksion është një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar për të luftuar krimin e organizuar që përdor teknologjinë për të operuar në mënyrë anonime.
270 arrestimet u bënë në vendet e mëposhtme:
SHBA: 130
Gjermania: 42
Mbretëria e Bashkuar: 37
Franca: 29
Koreja e Jugut: 19
Austria: 4
Holanda: 4
Brazili: 3
Zvicra: 1
Spanja: 1
(BalkanWeb)