Driton Halimi pritet nga Ambasadori i RMV-së në Abu Dhabi dhe nderohet për kontributin në sport
Karateisti i njohur Driton Halimi është pritur në një takim të veçantë nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi, ku u vlerësua lart kontributi i tij në sport.
Gjatë takimit, ambasadori Abdulakdar Memedi shprehu mirënjohjen dhe respektin për angazhimin, përkushtimin dhe sukseset e arritura nga Halimi në fushën e karatesë, duke theksuar se sportistë si ai janë ambasadorë të vërtetë të vendit. Sipas tij, arritjet sportive nuk janë vetëm suksese personale, por edhe krenari kombëtare që forcojnë imazhin e shtetit.
Driton Halimi, i cili prej vitesh ka arritur të ndërtojë një profil të respektuar në sportin e karatesë, duke përfaqësuar me dinjitet vendin në kampionate të ndryshme.
Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij, ambasadori i dorëzoi Halimit një mirënjohje të veçantë, duke e falënderuar për promovimin e vlerave sportive.

