‘Drita e natës’: Pamje dramatike nga bombardimet amerikane në Iran

‘Drita e natës’: Pamje dramatike nga bombardimet amerikane në Iran

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme ajrore të mbrëmshme ndaj tri centraleve bërthamore në Iran, duke shënuar një përshkallëzim serioz të tensioneve në Lindjen e Mesme.

MARKETING

Lajmin e ka konfirmuar presidenti amerikan, Donald Trump, i cili tha se objektivat e goditura kanë qenë qendrat bërthamore në Fordow, Natanz dhe Esfahan – të cilat përbëjnë boshtin e programit bërthamor iranian.

Trump nuk dha detaje mbi shkallën e dëmeve të shkaktuara, por deklaroi se operacioni ka qenë “i suksesshëm”.

Sulmi pritet të ngjallë reagime të ashpra në arenën ndërkombëtare, mes shqetësimeve për destabilizimin e mëtejshëm të rajonit dhe mundësinë e një konflikti të hapur mes SHBA-së dhe Iranit.

MARKETING