Drejtori i CIA-s konfirmon vendosjen e kufizimeve për ndarjen e inteligjencës amerikane me Ukrainën

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi në mënyrë indirekte vendimin për kufizimin e ofrimit të inteligjencës amerikane në Ukrainë, por sugjeroi se ai ishte i kufizuar në fushëveprim dhe i përkohshëm me qëllimin për të detyruar palët të kthehen në negociata.
“Ajo që tha Presidenti Trump është se ai kërkoi një pauzë.
Siç e përmenda, Presidenti Trump është presidenti i paqes, [nuk ka pasë] kurrë një luftë nën udhëheqjen e tij, [dhe] ai dëshiron t’i japë fund luftërave ekzistuese”, tha ai për Fox Business.
Ai shtoi se presidenti Trump kishte pikëpyetje nëse presidenti Zelenskyy ishte i përkushtuar ndaj procesit të paqes, shkruan The Guardian.
“Dhe ai [Trump] tha: le të pauzojmë, dua t’ju jap një shans të mendoni për këtë.
Dhe e patë përgjigjen që Presidenti Zelensky bëri një deklaratë duke thënë, unë jam gati për paqe dhe dua që lidershipi i Donald Trump të sjellë këtë paqe.
Dhe kështu mendoj në frontin ushtarak dhe atë të inteligjencës, pauza që lejoi që kjo të ndodhte, mendoj se do të largohet dhe mendoj se ne do të punojmë krah për krah me Ukrainën, pasi duhet të zmbrapsim agresionin që është atje, por [ishte e nevojshme] për ta vendosur botën në një vend më të mirë që këto negociata paqeje të ecin përpara”, tha ai.