Drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit, privohen nga liria dy persona nga Gostivari dhe Tetova

Nëpunës policorë nga stacionet policore për siguri në komunikacionin rrugor Gostivar dhe Tetovë dje në orën 19:30 dhe sot në orën 03:00, privuan nga liria D.A. (64) nga fshati Zubovcë, rajoni i Gostivarit dhe A.M. (36) nga Tetova.
MARKETING
Siç kumtoi MPB-ja, gjatë ekspertizës së aksidentit të trafikut me dëme materiale më 14.05.2025 rreth orës 19.30 në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec dhe pas marrjes së masave, u përcaktua se D.A. po drejtonte automjetin Opel nën ndikimin e alkoolit, pra përmbajtja e alkoolit në gjak i ishte matur 1,74 promilë dhe gjithashtu po prishte rendin publik me sjellje agresive.
Ndërsa, gjatë një kontrolli të trafikut në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë më 15.05.2025 në orën 03.00, është ndaluar një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa nacionale kroate, i drejtuar nga A.M. dhe pasi u morën masat, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, pra në gjakun e tij u mat 1,52 promilë alkool.