“Drejtësi për Daorsën”, sot protestohet në Gjakovë
Sot, më 23 nëntor, në Parkun e Qytetit në Gjakovë do të mbahet protesta për të kërkuar drejtësi për Daorsa Spahijës, 25-vjeçaren që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.
Protesta do të nisë në orën 12:00.
Organizatorët kërkojnë veprim të vendosur nga institucionet e Kosovës dhe drejtësi për viktimën, duke akuzuar shtetin e Maqedonisë së Veriut për lënien e saj të pambrojtur.
“Daorsa u la e pambrojtur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet dhe të veprojë me vendosmëri. Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, thuhet në mesazhin e organizatorëve të protestës.

