Dramë në Shkup, me armë zjarri e kanë kërcënuar të hyn në makinë, më pas pyetja: Çfarë ke ti me motrën time?!

Dramë në Shkup, me armë zjarri e kanë kërcënuar të hyn në makinë, më pas pyetja: Çfarë ke ti me motrën time?!

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona me inicialet S.Ç dhe R.G, duke vepruar në bazë të denoncimit të bërë nga M.S (46) i cili në orën 03:40 në SP Gazi Babë ka denoncuar se rreth orës 02:15, pas një telefonate të mëparshme është takuar me S.Ç, i cili pas një kohë e ka sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës e ka detyruar të futet në makinën e tij “audi”. Më pas ata kanë shkuar në një objekt tjetër në Gazi Babë, ku kanë qenë edhe R.G., V.G., dhe H.S.
Më pas sipas denoncimit, S.Ç në vazhdimësi e ka pyetur M.S se në çfarë relacione është me motrën e tij dhe e ka kërcënuar vazhdimisht. /SHENJA/

MARKETING