Dorëzohen pajisje në vlerë 7,3 milion denarë për nevojat e policisë së trafikut në Maqedoni

Dorëzohen pajisje në vlerë 7,3 milion denarë për nevojat e policisë së trafikut në Maqedoni

Kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozhuvarovska sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski i dorëzoi 12 motoçikleta “piaggio beverly” të cilat do t’i përdorë policia e trafikut. Pajisja është në vlerë mbi 7,3 milionë denarë.

“Përveç shumë shembujve të mëhershëm të partneritetit, sot po zyrtarizojmë edhe këtë dorëzim të pajisjeve, në vlerë prej mbi 7,3 milionë denarë, e cila përbëhet nga 12 motoçikleta “Piaggio Beverly”, komplet të pajisura për nevojat e policisë së trafikut, të cilat miqtë tanë nga SRSKRR sot po na e dorëzojnë në përdorim, tha Spasovski, duke shtuar se një partneritet i tillë paraqet shembull jashtëzakonisht pozitiv dhe të rëndësishëm se si mund dhe duhet të realizohet dhe zhvillohet bashkëpunimi ndërinstitucional, në këtë rast në interes të të gjitha palëve dhe pjesëmarrësit në trafik.
Kryetarja e Kësillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozhuvarovska theksoi se bashkëpunimi ndërmjet KRSKRR-së dhe MPB-së është qëllim i përbashkët dhe obligim ligjor.

“Eksperienca nga vitet e kaluara dëshmoi se KRSKRR-ja dhe MPB-janë shembull për bashkëpunim dhe përkrahje pozitive ndëristitucionale i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Përparimi i punës së policisë dhe përmirësimi i kapaciteteve të saja është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të sigurisë në komunikacionin rrugor. Aplikimi i pajisjeve bashkëkohore teknike në procesin e menaxhimit dhe kontrollit më trafik do të rrisë ndjeshëm efikasitetin e policisë së trafikut dhe do të rrisë volumin dhe cilësinë e kontrolleve të realizuara nga ana e policisë së trafikut”, theksoi kryetarja Kozhuvarovska.

Pajisjet do të shpërndahen sipas nevojave të policisë së trafikut.

MARKETING