Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandën e 45 çantave dhe katër valixheve

Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandën e 45 çantave dhe katër valixheve

Në vendkalimin kufitar Mexhitlia, pas kontrollit të doganierëve, është parandaluar tentim për kontrabandim të 45 çanta femrash, katër valixhe dhe një çantë shpine, njofton Drejtoria Doganore e RMV-së.

Malli i padeklaruar është zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve i cili ishte paraqitur për hyrje në vend.
“Për shkak të dyshimit në deklaratën e drejtuesit të mjetit, është kryer kontroll fizik i mjetit, gjatë të cilit në automjet në hapësirën ndërmjet ulëseve dhe në bagazh janë gjetur 45 çanta femrash të padeklaruara, katër valixhe dhe një çantë shpine”, deklaratë nga Drejtoria Doganore.

Produktet e padeklaruara, nënvizohet, janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedura përkatëse kundërvajtëse.

MARKETING