Dodik nuk heq dorë: Do të rikandidoj për president të Republikës Sërpska

Dodik nuk heq dorë: Do të rikandidoj për president të Republikës Sërpska

Presidenti i Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili është gjithashtu kreu i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), njoftoi se ai do të jetë kandidati i partisë së tij për pozicionin e lartë në RS në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kjo ndodh pavarësisht se gjykata e Bosnje e Hercegovinës e dënoi atë me një vit burg dhe e ndaloi të shërbente si president i RS për gjashtë vjet në një vendim të shkallës së parë.
Dodik tha se vendimi tashmë është marrë dhe se kandidatura e tij është konfirmuar.

“Abuzimi i proceseve në Bosnje dhe Hercegovinës do të përfundojë me fillimin e zgjedhjes së një Komisioni të ri Zgjedhor të Republika Srpska në maj dhe kryerjen e zgjedhjeve në nivelin e RS në përputhje me Ligjin tonë Zgjedhor”, tha Dodik në një intervistë me Politika, një gazetë me qendër në Beograd.

/Gaz

MARKETING