Djali kërcënoi babanë duke i kërkuar 40 mijë euro

Të hënën mbrëma, në orën 20:50, në një fshat të Gostivarit, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor i Gallatës dhe Stacioni Policor i Gostivarit, kanë privuar nga liria personin M.B. nga ky fshat, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se në oborrin e shtëpisë familjare kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 59-vjeçar.
I pandehuri i kishte kërkuar të paguajë 40.000 euro që kinse i kishte investuar në shtëpi dhe më pas e kishte kërcënuar me një send të mprehtë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet një kallëzim përkatës.