Djali i Donald Trump sulmon Kamala Harris: Më shumë liberale dhe pak kompetente se Joe Biden

Djali i Donald Trump sulmon Kamala Harris: Më shumë liberale dhe pak kompetente se Joe Biden

Djali i Donald Trump, Donald Trump Jr., sulmon zëvendëspresidenten Kamala Harris, të cilën Presidenti Joe Biden e miratoi për nominimin tw demokratëve pas dorëheqjes, si “madje më liberale dhe më pak kompetente” se Biden.
“Kamala Harris zotëron të gjithë të dhënat e politikës së majtë të Joe Biden. I vetmi ndryshim është se ajo është edhe më liberale dhe më pak kompetente se Joe, e cila me të vërtetë po thotë diçka. Ajo u vu në krye të kufirit dhe pamë pushtimin më të keq të emigrantwve ilegalë në historinë tonë!!!” tha Trump Jr.
Babai i tij, ish-presidenti Donald Trump, i tha CNN menjëherë pas njoftimit të sotëm se ai mendon se Harris do të jetë më e lehtë për t’u mposhtur sesa Biden, nw zgjedhjet Presidenciale tw nwntorit 2024.

MARKETING