Distria Krasniqi lufton për medalje të bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Distria Krasniqi lufton për medalje të bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudistja Distria Krasniqi do të luftojë për medalje të bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Slamin që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Distria i nisi mirë garat gjatë ditës së sotme duke mposhtur në xhiron e dytë rusen, Katrina Efimova, në kategorinë deri në 52 kilogramë për të kaluar në çerekfinale.

Edhe në çerekfinale, xhudistja pejane ishte e hatashme duke mposhtur me ‘waza-ari’ izraeliten Gefen Primo dhe duke kaluar në gjysmëfinale.

Megjithatë, në gjysmëfinale, kampionia olimpike ishte e pafat duke u ndalur nga hungarezja Reka Pupp, të cilën e dominoi gjatë lojës së rregullt.

Distria humbi në ‘golden score’, ku pasi iu anulua një ‘waza-ari’, gjyqtarët vendosen t’ia japin më vonë një pikë kundërshtares së saj e cila kaloi në finale.

Tani Distria do të luftojë për medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me holandezen, Naomi Van Krevel.

Ndryshe, përveç Distrisë, Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila garon të shtunën dhe Shpati Zekaj (-100kg) që garon të dielën.

MARKETING