Disa banorë të Istanbulit kaluan natën jashtë shtëpive pas tërmetit të fuqishëm

Disa banorë të Istanbulit kaluan natën jashtë shtëpive pas tërmetit të fuqishëm

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Istanbulin të mërkurën, disa banorë kaluan natën në salla sportive, xhami dhe parqe publike, në kërkim të një ambienti më të sigurt.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,2 goditi Istanbulin të mërkurën, me ç’rast 236 persona u lënduan në incidente të shkaktuara nga paniku, njoftuan autoritetet.

Tërmeti ndodhi me epiqendër në rrethin Silivri, ndërsa u pasua nga disa dridhje të tjera në shkallë më të vogël.

Ministri i Mjedisit, Urbanizmit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, njoftoi se janë pranuar 378 raportime për dëme strukturore, duke shtuar se nëntë prej shtëpive janë klasifikuar si të nevojshme për evakuim.

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas vlerësimit të raporteve të pranuara nga Qendra e Thirrjeve Emergjente 112, nuk është regjistruar asnjë viktimë ose shkatërrim si pasojë e tërmetit.

Drejtoria tha se të gjitha institucionet përkatëse dhe ekipet e reagimit janë mobilizuar dhe se inspektimet në terren janë duke vazhduar për të vlerësuar dëmet e mundshme dhe për të garantuar sigurinë publike. /TrtAlbania/

MARKETING