Dimitrieska-Koçoska: Qeveria reagoi shpejt pas fatëkeqësisë në Koçan, përkrahja financiare për familjet u pagua si nga buxheti ashtu edhe nga Kryqi i Kuq

Dimitrieska-Koçoska: Qeveria reagoi shpejt pas fatëkeqësisë në Koçan, përkrahja financiare për familjet u pagua si nga buxheti ashtu edhe nga Kryqi i Kuq

Qeveria përmes buxhetit qendror për viktimat nga zjarri në Koçan siguroi 30 milionë denarë, nga të cilat 11.2 milionë denarë u janë paguar familjeve të të lënduarve që u dërguan për mjekim jashtë vendit. Përkrahja financiare shtesë, e cila u koordinua gjithashtu nga Qeveria, po paguhet përmes Kryqit të Kuq nga mjetet e mbledhura përmes linjës së hapur të donacioneve. Këtë e njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në seancën parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve.

“Për këtë situatë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë reagoi shumë shpejt. Për viktimat janë siguruar 30 milionë denarë buxheti dhe deri më tani janë paguar 11.2 milionë denarë për të lënduarit që u dërguan për mjekim jashtë vendit. Përmes Kryqit të Kuq janë mbledhur mbi 100 milionë denarë, aktivitet që u realizua në koordinim me Qeverinë dhe ishte mënyra e vetme më e shpejt e mundshme për mbledhjen e mjeteve financiare dhe për t’u ndihmuar familjeve të viktimave. Kjo ishte arsyeja pse ne kemi zhvilluar dy procedura, njëra prej të cilave ishte me Kryqin e Kuq, ku të gjithë ne si funksionarë dhe deputetë nga shumica parlamentare, por edhe nga opozita kemi dhuruar”, tha ministrja.

Ajo potencoi se përveç kësaj përkrahjeje direkte, në mënyrë shtesë do të sigurohet përkrahje përmes FSSHM-së për mjekimin e të lënduarve të cilët kanë marrë plagë më të rënda, ku mjekimi do të jetë afatgjatë.

Duke i kujtuar të dyja fatkeqësitë, atë në Spitalin Modular të Tetovës dhe atë të “Durmo Turs”, ajo tha se ndryshe nga atëherë, për aksidentin në Koçan, reagimi qe i menjëhershëm, ndërsa për fatkeqësitë e mësipërme nuk u siguruan mjete nga buxheti.  

MARKETING