Dimitrieska Koçoska: Nga 1 korriku ulje e tarifës doganore tek 67 mallra të cilat përdoren në industrinë vendore

Dimitrieska Koçoska: Nga 1 korriku ulje e tarifës doganore tek 67 mallra të cilat përdoren në industrinë vendore

Qeveria në seancën e fundit miratoi një Propozim-ligj për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tarifë doganore me të cilin kryejmë uljen e normës doganore tek 67 mallra të cilat përdoren në industrinë vendore. Propozimi është dërguar për miratim në Kuvend me qëllim që normat më të ulëta tatimore të fillojnë të aplikohen nga 1 korriku i vitit 2025, përkatësisht në muajin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mallra që përdoren si lëndë e parë ose mallra ndërmjetëse në kapacitetet tona industriale, veçanërisht në sektorin e automobilave, përpunimit të metaleve, metalurgjisë dhe energjetikës, gjegjësisht produkte të caktuara që nevojiten për prodhimin e produkteve shumë të gatshme për të rritur konkurrencën eksportuese të industrisë vendore, njoftoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në një konferencë për media sot.

MARKETING

Nga 1 korriku, siç shpjegoi ajo, ndryshimet do të ulin normat doganore për 50 për qind të diferencës midis tarifave tona ekzistuese doganore dhe normave doganore për ato mallra në BE. Si shembull ajo tha se nëse norma doganore për një mall të caktuar në vendin tonë është 20 për qind, kurse në BE është 10 për qind, me ndryshimet aktuale norma do të ulet në 15 për qind, me tendencë për harmonizim të mëtejshëm në të ardhmen.

“Njëkohësisht me ndryshimet po i afrohemi harmonizimit të plotë me tarifën doganore të aplikuar në BE për bateritë litium-jon për ruajtjen e energjisë elektrike në sektorin e energjisë. Domethënë, nga 1 korriku, norma doganore për ta do të ulet nga 15 për qind në 2.7 për qind, gjë që do të ndihmojë drejtpërdrejt sektorin e energjisë. Kjo për shkak se bateritë po bëhen element kyç në balancimin e energjisë, shërbimet e sistemit, si dhe në planifikimin e bartjes së energjisë nga burimet e ripërtëritshme në rrjet për të ruajtur stabilitetin e sistemit, por edhe për të siguruar realizueshmërinë e projekteve të ripërtëritshme”, tha Dimitrieska-Koçoska në Qeveri.

Ajo informoi se ndryshimet që janë propozuar janë me qëllim që ta rrisim konkurrencën e kompanive vendore që dalin në tregjet e huaja, ta risim eksportin vendor, si dhe të sigurojmë fluks të rritur valutor. Me këtë rast masat e këtilla që çojnë deri në ulje të shpenzimeve të kompanive, siç tha, do të kenë efekte edhe ndaj rritjes së investimeve dhe numrit të të punësuarve, që është edhe prioritet i Qeverisë, ndërsa në drejtim të realizimit të tarifave më të larta të rritjes ekonomike.

Në këtë drejtim me ndryshimet kemi propozua edhe liberalizim të plotë të eksportit të mallrave me origijinë nga SHBA-ja, gjegjësisht pezullim të tarifave doganore që vijnë në vendin tonë nga SHBA-ja. Në këtë mënyrë, siç tha, konsideorjmë se do të kontribuojmë për rritje të konkurrencës në tregun vendor, ndërsa në treginë ndërkombëtare me ulje të njëanshme të tarifave doganore dërgojmë mesazh për përsjhpejtim të procesit të reciprocitetit në shkëmbimin e ndërsjellë tregtar.

“SHBA-ja është partner strategjikë i vendit tonë dhe bashkëpunimi me ta është i rëndësishëm në çdo aspekt, prandaj Qeveria është e gatshme të zgjerojë dhe thellojë partneritetin e ngushtë midis dy vendeve, i cili bazohet në qëllime, interesa dhe vlera të përbashkëta dhe të krijojë bashkëpunim të qëndrueshëm bazuar në interes të ndërsjellë. Prioriteti i kësaj Qeverie është të krijojë politika që do të krijojnë një mjedis biznesi të favorshëm dhe të parashikueshëm për të gjitha kompanitë, përfshirë kompanitë vendase dhe të huaja dhe në këtë mënyrë të ndërtojnë një ekonomi të fortë”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

MARKETING