Dimitrieska-Koçoska: Është një sfidë e madhe të ndahen 5% e BPV-së për mbrojtjen

Dimitrieska-Koçoska: Është një sfidë e madhe të ndahen 5% e BPV-së për mbrojtjen

MARKETING

Është e pamohueshme se do të jetë një sfidë e madhe të ndajmë 5% të BPV-së për mbrojtje, por ne jemi anëtare e NATO-s dhe kemi detyrime që duhet t’i përmbushim, por është mirë që kemi një periudhë përshtatjeje, tha dje ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

MARKETING

Sample Image

“Do të duhet t’i përmbushim këto angazhime. Është mirë që ka një periudhë përshtatjeje kur do të na duhet të ristrukturojmë buxhetin dhe të çlirojmë fonde nga Buxheti i Mbrojtjes. Padyshim, kjo është një sfidë e madhe, por ne jemi anëtar i NATO-s dhe kemi angazhime që duhet t’i përmbushim”, tha Dimitrieska-Koçoska për “Telma”.

Vendet anëtare të NATO-s dje në Samitin në Hagë u zotuan të investojnë 5% të BPV-së së tyre kombëtare çdo vit për nevojat themelore të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035.

MARKETING