Digjet rafineria e madhe e karburanteve në Rusi

Digjet rafineria e madhe e karburanteve në Rusi

Në qytetin Novoshakhtinsk në rajonin rus të Rostovit, banorët raportuan një seri shpërthimesh dhe një zjarr të madh në një rafineri nafte lokale.

Guvernatori i rajonit konfirmoi se shkaku i shpërthimeve ishte një sulm ajror, raporton Ukrainska Pravda.

Në rrjetet sociale u publikuan fotografi dhe video që tregojnë një kolonë të dendur tymi mbi zonën ku ndodhet objekti.

“Si pasojë e sulmit ajror, ka pasur shpërthime në zonën e qytetit Novoshakhtinsk. Sipas informacioneve të para, nuk ka të vdekur apo të lënduar. Informacionet po verifikohen. Shërbimet e emergjencës janë në terren dhe po organizohet fikja e zjarrit,” deklaroi guvernatori Jurij Sljusar.

Rafineria e produkteve të naftës Novoshakhtinsk (JSC NZNP) është një ndërmarrje e madhe për përpunimin e naftës në rajonin rus të Rostovit.

Objekti është i specializuar në përpunimin e naftës së papërpunuar dhe prodhimin e derivatit të naftës, duke përfshirë vaj djegës, karburant për anije dhe dizel, si dhe benzinë. Ajo është një nga furnizuesit më të mëdhenj të derivatit të naftës në Rusinë jugore.

Përkujtojmë se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se forcat ukrainase e kishin sulmuar rafinerinë e naftës Novoshakhtinsk edhe gjatë natës nga 20 në 21 gusht.

MARKETING