Digjet një veturë në Gostivar!

Digjet një veturë në Gostivar!

SPB Tetovë njofton se në Gostivar është djegur një veturë, por nuk ka pasur persona të lënduar.

“Më 05.01.2026, në ora 13:25, në DPB Gostivar është denoncuar se në një parking pranë udhëkryqit të rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Vëllezërit Gjinovski” është përfshirë nga zjarri automjeti “Golf” me targa të Gostivarit, pronë e Sh.B. (60) nga fshati Gradec.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar. Ekspertizën në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB Gostivar”, thonë nga SPB Tetovë.

MARKETING