Digjet një shtëpi në Strimnicë të Tetovë, humb jetën një person
QMK Rajonale e Tetovës transmeton informacionin nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë se në periudhën nga ora 23:34 deri në ora 02:45 pas mesnate me 11 zjarrfikës dhe katër automjete zjarrfikëse kanë shuar një shtëpi të djegur në fshatin Strimnicë, komuna e Zhelinës.
Tashmë gjatë ndërhyrjes së policisë, konkretisht në orën 00:19, punonjësit e shërbimit denoncuan se një 90-vjeçar ka humbur jetën nga zjarri.
Zjarrfikësit e Tetovës e kanë nxjerrë personin e vdekur nga shtëpia, ndërsa për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe mjeku i mjekësisë ligjore për veprime të mëtutjeshme, ndërsa ekipi nga SPB Tetovë ka kryer kontroll në vendin e zjarrit.
Për rastin kanë dhënë detaje edhe nga SPB Tetovë.
“Me datë 18.11.2024 në ora 23:30 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Strimnicë të Tetovës, është përhapur zjarr në një shtëpi në pronësi të Z.Sh (90) nga fshati Strimnicë, i cili jetonte i vetëm në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjestarë të policisë të NJP Grupçin edhe një ekip i Njësisë territoriale të zjarrfikësve Tetovë, i cili në orën 00:20 ka gjetur të vdekurin Z.Sh. Zjarri është shuar tërësishtë kurse vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku nga Ekipi i ndihmës së shpejtë. Inspektiomin në vendin e ngjarjes e ka kryer prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.