Digj’et një shtëpi në Shkup, një person e ka humbur jetën ndërsa një është dërguar në spital
Nga zjarri në një shtëpi në Shkup, që ka ndodhur mbrëmë, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është dërguar në spital me simptoma të mbytjes.
Siç kumtoi MPB-ja, më 18.12.2024 në ora 00:51 në SBP Shkup është raportuar se në rrugën “Finska” në Shkup ka shpërthyer zjarr në shtëpi, në pronësi të M.A.(71).
“Pas shuarjes së zjarrit, nga një ekip i Brigadës zjarrfikëse Shkup, pronari është gjetur i vdekur, ndërsa mjeku i ndihmës emergjente e ka konstatuar vdekjen. Ndërkaq, bashkëshortja e tij A.V (68) me simptoma të mbytjes është dërguar në Kompleksin e klinikës “Nënë Tereza” në Shkup, theksojnë nga MPB-ja.
Zjarri është shuar, ndërsa kontrollI është kryer nga ekipi i SPB Shkup.