Dhjetëra të arrestuar në Londër ndërsa mbahet tubim në mbështetje të grupit “Palestine Action”

Dhjetëra të arrestuar në Londër ndërsa mbahet tubim në mbështetje të grupit “Palestine Action”

Disa protestues janë arrestuar në Londër, ndërsa qindra njerëz mbajtën sot një demonstratë në mbështetje të organizatës “Palestine Action”, e cila është shpallur e paligjshme nga autoritetet britanike, transmeton Anadolu.

Të mbledhur në Sheshin e Parlamentit, qindra njerëz mbajtën demonstratë në mbështetje të Gazës dhe “Palestine Action”, një grup i cili u ndalua nga qeveria britanike muajin e kaluar.

Duke mbajtur flamuj palestinezë, shumë protestues përgatitën pankarta në zonë, ku shkruhej: “Unë kundërshtoj gjenocidin, unë mbështes ‘Palestine Action’”.

Gjatë demonstratës, të organizuar nga grupi “Defend Our Juries”, turma thirri njëkohësisht edhe parulla pro Palestinës.

Gjatë tubimit, me prani të fortë policore, dhjetëra protestues u arrestuan nga oficerët e Policisë Metropolitane.

Më parë, policia kishte paralajmëruar se kushdo që merr pjesë në demonstratën e së shtunës për “Palestine Action” do të përballet me arrestim.

Shumë organizata ndërkombëtare dhe aktivistë të paqes paralajmëruan policinë e Londrës kundër arrestimit të pjesëmarrësve në protestë.

Në qershor, qeveria shpalli ndalimin e “Palestine Action” sipas “Ligjit për Terrorizmin” të vitit 2000, pasi aktivistët e këtij grupi spërkatën me bojë avionë në një bazë ajrore të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF), akt që po hetohet nën ligjet kundër terrorizmit.

Ky ndalim u miratua më pas në Dhomën e Ulët dhe Dhomën e Lordëve në muajin korrik.

MARKETING