Dhjetëra pelegrinë të Umres nga India humbin jetën në një aksident me autobus në Arabinë Saudite

Dhjetëra pelegrinë të Umres nga India humbin jetën në një aksident me autobus në Arabinë Saudite

Dyzet e pesë persona kanë humbur jetën pasi një autobus që po transportonte kryesisht vizitorë nga India për kryerjen e Umres u përfshi në një aksident në Arabinë Saudite, thanë autoritetet, transmeton Anadolu.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në Medine dhe autobusi po transportonte shtetas nga India.

“Dyzet e pesë persona kanë vdekur dhe ka vetëm një të mbijetuar, i cili aktualisht ndodhet në spital”, tha për gazetarët V.C. Sajjanar, një oficer i lartë policie në shtetin jugor indian Telangana.

Kryeministri indian Narendra Modi tha në platformën sociale amerikane X se është “thellësisht i tronditur” nga aksidenti që ndodhi në Medine.

“Mendimet e mia janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Lutem për shërimin e shpejtë të të gjithë të lënduarve”, tha ai.

Modi shtoi se Ambasada indiane në Riad dhe konsullata në Xhide po ofrojnë gjithë asistencën e mundshme.

“Zyrtarët tanë janë gjithashtu në kontakt të ngushtë me autoritetet saudite”, shtoi ai.

MARKETING