Dhjetëra demonstrues mblidhen në Paris për të treguar mbështetje për Gazën

Dhjetëra demonstrues pro-palestinezë janë tubuar në Paris për të shprehur solidaritet me Gazën dhe për të bërë thirrje për bojkotim të Izraelit, raporton Anadolu.
Protestuesit brohoritën slogane, mbajtën pankarta dhe valëvitën flamuj palestinezë derisa marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit francez.
Ushtria izraelite vazhdon me ofensivën brutale ndaj Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 60.200 palestinezë. Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi.
Të hënën, organizatat izraelite për të drejtat e njeriut B’Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut–Izrael e akuzuan Izraelin për kryerje të gjenocidit në Gaza, duke cituar shkatërrimin sistematik të shoqërisë palestineze dhe shkatërrimin e qëllimshëm të sistemit shëndetësor në territor.
Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.