Dëshmitarë e tragjedisë në Crans-Montana të Zvicrës: Piroteknika e shkaktoi zjarrin, u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme!
Një tragjedi e madhe goditi qendrën e skive zvicerane Crans-Montana natën e Vitit të Ri, ku nga shpërthimi i një një zjarri në një bar të njohur kanë mbetur të vdekur së paku 40 persona dhe rreth njëqind të tjerë u plagosën. Sipas informacionit të konfirmuar, zjarri shpërtheu rreth orës 01:30 të natës, dhe dyshohet se është shkaktuar nga piroteknika.
“Gjithçka u ndez nga piroteknika mbi shishe”
Një nga dëshmitarët, 19-vjeçari Melko, tha se piroteknika e vendosur mbi shishet me pije ndezi tavanin, gjë që përputhet me dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë. Zjarri u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke shkaktuar panik tek qindra vizitorë.
Sipas dëshmive, flaka arriti tavani vetëm për disa sekonda, dhe pas kësaj ndodhi një “stambedo” drejt daljeve. Për shkak se pjesa kryesore e barit ndodhet në katin nëntokësor, ku mund të arrihet vetëm përmes shkallëve, evakuimi ishte i vështirë. Hetimi zyrtar për shkakun e zjarrit ende është në proces.
“Dëgjuam bërtima dhe pamë tym të zi”
Qendra e njohur e skive priti mëngjesin në gjendje shoku, ndërsa zona më e gjerë rreth barit ishte e bllokuar, raporton Blitz. Banorët janë të tronditur.
“Gjithë natën dëgjonim helikopterë. Për shkak të fishekzjarrëve, fillimisht nuk kuptuam çfarë po ndodhte. Pastaj pamë tym. Është tmerr, shumë të rinj vizitojnë këtë bar”, tha një banor lokal.
Një nënë përshkroi telefonatën e vajzës së saj 17-vjeçare:
“Më thirri në panik. Tha: ‘Mami, është tmerr, ka zjarr. Ka të vdekur.’ Për vetëm disa sekonda, festa u kthye në tmerr. Dilja në rrugë. Rruga kryesore ishte tashmë e mbyllur. Njerëzit përreth meje ishin të shokuar, të shqetësuar, të qetë”, shtoi ajo.
Banori i ndërtesës ngjitur dhe gruaja e tij pritën banorët e evakuuar.
“Na zgjuan britmat. Njerëzit bërtisnin, pamë tym të zi, era kishte një erë të tmerrshme. Ambulancat dhe zjarrfikësit mbërritën shumë shpejt. Banorët e ndërtesës dolën në panik, kishin frikë se zjarri do të përhapej. Shumë erdhën tek ne, u bëmë kafe dhe qëndruam me ta deri në orën katër të mëngjesit,” përshkroi ai natën e tmerrshme.
Operacion i madh shpëtimi
Qysh në orët e hershme të mëngjesit, policia e kantonit Valais mbajti zonën rreth barit nën bllokadë të plotë, ndërsa ekspertët forenzikë mblidhnin prova. Operacioni i shpëtimit vazhdon ende, dhe dhjetëra mjete të urgjencës janë në terren. Dhjetëra helikopterë fluturojnë mbi qiell, duke transportuar më të plagosurit rëndë në spitalet në Zvicër. Një nga spitalet në Gjenevë deklaroi se “vlerësimi i situatës është në proces” dhe po përgatiten për të pranuar pacientë të rinj.
Strage a #CransMontana in #Svizzera. Sono almeno 40 i morti e 100 in feriti a causa di una esplosione nel bar #LeConstellation della nota località sciistica durante la notte di capodanno#Tg1 pic.twitter.com/MndG3MMZFR
— Tg1 (@Tg1Rai) January 1, 2026

