Deputetja gjermane goditet me grusht nga policia gjatë protestës propalestineze

Deputetja gjermane goditet me grusht nga policia gjatë protestës propalestineze

Deputetja e Partisë së Majtë të Gjermanisë, Lea Reisner, u godit me grusht nga një oficer policie gjatë një demonstrate pro Gazës në Berlin këtë javë, e fundit në atë që kritikët e quajnë goditje sistematike për të heshtur zërat propalestinezë, transmeton Anadolu.

Sulmi ndaj ligjvënëses së shquar të opozitës ka ndodhur të martën në mbrëmje në sheshin Alexanderplatz, ku mbi 300 protestues ishin mbledhur për të dënuar luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza dhe për të treguar solidaritet me palestinezët.

Sipas dëshmitarëve, kur policia filloi të ndërhynte me forcë dhe të ndalonte protestuesit, ligjvënësja e Partisë së Majtë është përpjekur të qetësonte situatën duke u angazhuar me oficerët. Megjithatë, një polic e ka goditur atë në fytyrë, pavarësisht se ajo mbante veshur një jelek partie që e identifikonte atë midis turmës.

Në muajt e fundit, policia gjermane ka përdorur vazhdimisht taktika agresive kundër demonstratave propalestineze, duke aplikuar forcë të tepërt që ka rezultuar në lëndime. Përshkallëzimi i dhunës policore ka shkaktuar kritika si nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ashtu edhe nga Këshilli i Evropës.

MARKETING